Rreth 1,000 kafshë kanë ngordhur si pasojë e një zjarri në tregun e famshëm të hapur në Bangkok, Chatuchak, herët të martën.
Zjarri raportohet të ketë kapluar gati 100 dyqane.
Zogj, qen, mace dhe gjarpërinj, janë djegur për ngordhje në kafazet e tyre në zonën e kafshëve, i cili kishte po ashtu minj dhe pitonë, raporton BBC.
Zjarri u nis nga një problem elektrik, kanë thënë autoritetet, të cilat kanë shtuar se nuk është raportuar për pasoja në njerëz.
Incidenti ka nxitur sërish thirrje për autoritetet për të mbyllur zonën e kafshëve shtëpiake, e cila është kritikuar prej kohësh për kushtet e këqija të jetesës së kafshëve dhe thuhet se ka çuar në shkallë të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve.
Me dhjetëra e mijëra dyqane, Chatuchak është një nga tregjet më të mëdha të Azisë Juglindore.
Është gjithashtu më i madhi dhe më i njohuri nga tregjet e fundjavës së Tajlandës.
Pretendohet se tregu tërheq rreth 200,000 turistë çdo të shtunë dhe të diele. Por pjesa e tregut që shet kafshë shtëpiake është e hapur gjatë gjithë javës.