Botë

Zjarrfikësit në Los Angeles përgatiten për rritje të zjarrit shkaku i erërave të forta

Los Angeles, zjarri

Foto: Associated Press

Zjarrfikësit në të gjithë qarkun e Los Angelesit po përgatiten për rikthimin e erërave të fuqishme që mund të kërcënojnë zona të reja dhe të bllokojnë përpjekjet për të kontrolluar flakët ekzistuese.

"Do të ketë potencial, veçanërisht nga e hëna vonë mbrëma deri të mërkurën, për rritjen e zjarrit shpërthyes ndërsa erërat rikthehen”, ka thënë Ariel Cohen i Shërbimit Kombëtar të Motit. 

“Në rastin e lëshimit të një urdhri evakuimi, duhet ta ndiqni menjëherë. Sekondat mund të të shpëtojnë jetën”, ka shtuar ai.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së ka lëshuar paralajmërime me flamur të kuq për kushte të rënda zjarri deri të mërkurën, me erëra të qëndrueshme prej 80 km/h.

Dita më e rrezikshme do të jetë e marta, paralajmëroi njohësi i zjarreve, Dennis Burns në një takim të komunitetit të dielën mbrëma.