Botë

Zjarret mund të kenë shkatërruar gjysmën e qytetit historik kanadez

Jasper

Zjarre të mëdha e që lëviznin shpejtë kanë shkatërruar deri gjysmën e qytezës historike kanadeze, Jasper, kanë thënë zyrtarët.

Rrugë të tëra janë shkatërruar në provincën Alberta, e nga rrënojat ku dikur ishin shtëpitë ka mbetur vetëm tym, raportoi BBC. 

Temperaturat pak më të ulëta të enjten sollën pak lehtësim, por autoritetet kanë thënë se zjarret janë ende jashtë kontrollit.

Nuk raportohet për të vdekur, por rreth 20,000 turistë dhe 5,000 banorë janë larguar nga zona malore në provincën Alberta që është një pikë e famshme turistike.