Botë

Zelensky thotë se operacionet në Kursk të Rusisë po bëhen për të krijuar “tampon zonë”

Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi të dielën në mbrëmje planet për të krijuar një "tampon zonë" në rajonin Kursk të Rusisë.

“Detyra jonë kryesore në operacionet mbrojtëse në përgjithësi është të shkatërrojmë sa më shumë potencial luftarak rus dhe të kryejmë veprime maksimale kundërofensive”, ka thënë ai në një videofjalim të natës, raporton AP.

"Kjo përfshin krijimin e një zone tampon në territorin e agresorit, operacionin tonë në rajonin e Kurskut”, ka shtuar ai.

Zelensky ka folur gjithashtu për nevojën e Ukrainës për dërgim më të shpejtë të furnizimeve nga aleatët dhe falënderoi personelin ushtarak të Ukrainës për shërbimin e tyre.

Të dielën, ushtria ukrainase ka bërë të ditur për shkatërrimin e një ure tjetër në rajonin e Kurskut, pas shkatërrimit të një ure dy ditë më parë në të njëjtin rajon.

Inkursioni i Ukrainës në territorin rus ka nisur më 6 gusht.