Botë

Zelensky thotë se lufta në Ukrainë po shtyhet përtej kufijve të palëve ndërluftuese

Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të martën se mijëra ushtarë të Koresë së Veriut që pritet të hyjnë në vijën e frontit në Ukrainë, po e shtyjnë luftën pothuajse tri-vjeçare përtej kufijve të palëve ndërluftuese.

Udhëheqësit perëndimorë thonë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 ushtarë për të ndihmuar fushatën ushtarake të Rusisë dhe paralajmëruan se përfshirja e saj në një luftë evropiane gjithashtu mund të prishë marrëdhëniet në rajonin Indo-Paqësor, duke përfshirë Japoninë dhe Australinë, raporton AP.

Zelensky ka thënë se ka folur me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe i ka thënë atij se 3,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë tashmë në bazat ushtarake afër vijës së frontit ukrainas dhe se ai pret që dislokimi të rritet në 12,000.

Koreja e Jugut, e cila ka qenë në kontakt të ngushtë me NATO-n, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për zhvillimet e fundit, paralajmëroi javën e kaluar se mund t'i dërgojë armë Ukrainës si hakmarrje për përfshirjen e Veriut.

“Ka vetëm një përfundim – kjo luftë është e ndërkombëtarizuar dhe shkon përtej kufijve të Ukrainës dhe Rusisë”, ka shkruar  Zelenskyynë Telegram.

Praninë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi dhe në kufirin e saj me Ukrainën, në zonën Kursk, e ka konfirmuar të hënën edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.

Ai në një konferencë për media ka thënë se përfshirja e trupave koreano-veriore përkrah atyre të Rusisë në luftën në Ukrainë, tregon për dobësim të Moskës.

LEXO EDHE: