Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat që po operonin në rajonin rus të Kurskut kanë kapur dy ushtarë veri-koreanë.
“Ushtarët tanë kanë kapur personel ushtarak veri-koreanë në rajonin e Kurskut. Dy ushtarë, edhe pse të plagosur, mbijetuan dhe u transportuan për në Kiev, ku tani janë duke komunikuar me Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës”, ka shkruar Zelesky të shtunën në një postim në rrjetin social X, duke përfshirë disa imazhe të ushtarëve të lënduar.
Në bazë të burimeve ukrainase dhe perëndimore, rreth 11,000 trupa veri-koreane janë vendosur në rajonin e Kurskut, rajon të cilin forcat ukrainase kanë okupuar disa qindra kilometra katrorë pas një ofensive të vogël gushtin e vitit të kaluar, raportoi CNN.
Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se më shumë se 1,000 trupa veri-koreanë janë vrarë apo lënduar në Kursk gjatë javës së fundit të dhjetorit.
“Kjo nuk ishte një detyrë e lehtë: zakonisht forcat ruse dhe personeli ushtarak veri-korean ekzekutojnë të plagosurit për të zhdukur provat e përfshirjes së Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës”, shtoi Zelensky.
Our soldiers have captured North Korean military personnel in the Kursk region. Two soldiers, though wounded, survived and were transported to Kyiv, where they are now communicating with the Security Service of Ukraine.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 11, 2025
This was not an easy task: Russian forces and other North… pic.twitter.com/5J0hqbarP6