Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka zëvendësuar komandantin e forcave speciale të enjten, për herë të dytë brenda gjashtë muajve, raportoi TheGuardian.
Shkarkimi i kolonelit Serhiy Lupanchuk dhe emërimi i Oleksandr Trepak në vend të tij u bë i ditur nga dekreti i presidentit Zelensky, derisa zinxhiri komandues i ushtrisë ukrainase ka ndryshuar në nivele të ndryshme që nga shkurti kur Ukraina e zëvendësoi komandantin Valeriy Zaluzhnyi.
Që nga viti 2014, Trepak ka marrë pjesë aktive në operacionet e mbrojtjes në Ukrainën lindore kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Ai ishte angazhuar në udhëheqjen e operacionit për zmbrapsjen e sulmit rus në aeroportin e Donetskut, një nga operacionet më të mëdha në atë kohë.
Prej kur ka nisur lufta me Rusinë, Zelensky pati thënë se udhëheqja e re ushtarake po merr kontrollin e forcave të armatosura, duke premtuar “rindezje” të sistemit nëpërmjet komandantëve me pervojë.
Zelensky ka thënë se Ukraina mund të ndalojë avancimin e forcave ruse në lindje “nëse vendet aleate rrisin furnizimin me armatim”.
Këtë ai e ka thënë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke shtuar se po bën presion “maksimal mbi partnerët për të rritur dërgimin e armëve”.
“Nëse rritet dorëzimi i armëve, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë forcat ruse në lindje, atje ku ata e kanë iniciativën”, ka shtuar Zelensky.