Botë

Zelensky sanksionon qindra mbështetës të sistemit ushtarak rus

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka marrë vendim që t’i sanksionojë disa individë dhe subjekte që mbështesin sistemin ushtarak të Rusisë, në një pako të re sanksionesh. Ai ka njoftuar të hënën se këto sanksione përfshijnë zhvilluesit, prodhuesit dhe furnizuesit e dronëve si dhe trajnuesit për dronë.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se në këtë pako sanksionesh përfshihen mbi 100 persona e subjekte, derisa tha se “po punojmë në mënyrë aktive me partnerët për të sinkronizuar këto sanksione me masat e tyre përkatëse”.

“Ëshë thelbësore që të gjithë partnerët tanë të vazhdojnë të intensifikojnë presionin e sanksioneve ndaj Rusisë. Pa kompetentë të huaj dhe ka skena për t’i anashkaluar sanksionet, Rusia nuk mund ta mbajë fushatën e saj terroriste. Secili dron ‘Shahed’ dhe çdo raketë ruse përmban dhjetëra kompetentë të huaj”, thuhet në reagim të tij.

Zelensky është shprehur se kjo është arsyeja pse është “thelbësore që presioni ynë i sanksioneve të jetë paralel me përpjekjet globale”.