Botë

Zelensky refuzon ta presë Guterresin pasi shefi i OKB-së e takoi Putinin

Putin & Guterres

Putin & Guterres

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar ta presë sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në Kiev për shkak të vizitës së tij në samitin e BRICS-it në Kazan.

Lajmi është konfirmuar për agjencinë AFP nga një zyrtar i lartë i zyrës së presidentit ukrainas.

“Pas Kazanit, ai donte të vinte në Ukrainë, por presidenti nuk e konfirmoi takimin, sepse poshtëroi të drejtën ndërkombëtare në Kazan”, ka thënë zyrtari në kushte anonimiteti.

Guterresi udhëtoi në Rusi, ku mori pjesë në samitin e BRICS-it e u takua me presidentin rus Vladimir Putin.

Guterresi i përsëriti Putinit se “pushtimi i Ukrainës shkel të drejtën ndërkombëtare”:

Kremlini nuk ka dhënë ende asnjë informacion për atë çka u bisedua mes Guterresit dhe Putinit, të cilat u zhvilluan në mënyrë private.

Para takimit, Guterres u bëri thirrje përsëri pjesëmarrësve të samitit për “paqe të drejtë” në Ukrainë.

Edhe para takimit, Kievi kritikoi “zgjedhjen e gabuar” të Guterresit për të shkuar në Kazan, e cila vetëm “dëmtoi reputacionin e OKB-së”.