Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme të shkëmbejë të burgosurit e luftës së Koresë së Veriut me ushtarët ukrainas të kapur nga pala ruse.
Në fjalimin e tij të natës së dielën, Zelensky ka përmendur dy ushtarë të Koresë së Veriut të kapur nga forcat ukrainase, raporton AP.
“Nëse Kim Jong Un i kujton këta shtetas të tij dhe është në gjendje të organizojë një shkëmbim për luftëtarët tanë që mbahen në Rusi, nuk jemi gati të transferojmë ushtarë të tillë”, ka thënë Zelensky.
Shërbimi i Sigurisë së tij ka bërë të ditur se dy ushtarët e Koresë së Veriut janë kapur më 9 janar dhe po trajtohen në Kiev.
Në fund të vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka dërguar mijëra trupa të saj në Rusi për t’u përgatitur për luftime në Ukrainë.