Botë

Zelensky në Britani pas kthimit nga Shtëpia e Bardhë

zelensky

Foto: BBC

Delegacioni i Ukrainës ka arritur në Britani të shtunën, një ditë para samitit të liderëve evropianë që do të mbahet në Londër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do ta takojë edhe kryeministrin britanik Keir Starmerin sot.

Samiti i së dielës në Londër do të mbledh liderët evropianë me qëllimin që të arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë, raportoi BBC. 

Starmer ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet t’i përfshijë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, shpresat mes shteteve evropiane dhe Amerikës për të ardhmen e Ukrainës janë venitur pas përballjes mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Zelenskyt. Ata u takuan të premten dhe Trump pati një retorikë të ashpër ndaj Zelenskyt, duke ia përsëritur disa herë se duhet të jetë mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë SHBA-ja Ukrainës.