Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpreson se aleatët do të marrin një qëndrim më pozitiv për të ashtuquajturin planin e tij të fitores, pas zgjedhjeve në SHBA.
Zelensky ka thënë se kërkesa kryesore e planit, një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n, nuk është e mirëpritur nga disa partnerë kryesorë perëndimorë, veçanërisht Gjermania, raporton AP.
Ai ka thënë se Rusia gjithashtu ka të ngjarë të shikojë skenarin paszgjedhor në SHBA për të vlerësuar mundësinë e bisedimeve të armëpushimit me Ukrainën.
Teksa ka folur me gazetare vlerësuar se nëse marrëveshjet e pjesshme të armëpushimit mund të arriheshin mbi sulmet në infrastrukturën energjetike dhe rrugët e detit të Zi, kjo do të sinjalizonte fundin e "fazës së nxehtë" të luftës.
Sa i përket NATO-s, Zelensky ka thënë se Franca, Britania dhe Italia kanë treguar shenja mbështetjeje.
Megjithatë, sipas tij, Gjermania ka rezerva dhe ai beson se vetëm një dritë jeshile e SHBA-së do ta bindë Berlinin të pranojë idenë.
“Pala gjermane është skeptike për anëtarësimin tonë në NATO, ky është një fakt. Unë besoj se qëndrimi i tyre është më i butë se më parë, ky është gjithashtu një fakt. Por kur bëhet fjalë për ftesën për të cilën po flas tani, ata kanë frikë nga reagimi i Rusisë. Besoj se pozicioni i tyre do të ndikohet nga një aleancë më e madhe. Një aleancë më e madhe për të na mbështetur, një "Po" e sigurt nga Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Zelensky.
Shumë çështje të rëndësishme do të varen nga vendimet e marra pas periudhës së vështirë zgjedhore atje, sipas Zelenskyt.
“Pas zgjedhjeve, ne shpresojmë për një reagim më pozitiv nga SHBA-ja, jo për shkak të ndryshimit të presidentit, por sepse fokusi i Shteteve të Bashkuara tani është te zgjedhjet dhe besoj se çdo deklaratë e mprehtë nga SHBA-ja sot mund të jetë e papërshtatshme ose të mbartë rreziqe. Unë mendoj se ata nuk duan rreziqe të panevojshme”, është shprehur ai.