Ukrainës i janë vrarë 43.000 trupa dhe mbi 370.000 janë plagosur në luftë me Rusinë, ka njoftuar të dielën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas raportimit të KyivPost, gjysma e personave të plagosur janë kthyer në shërbim, derisa këtë njoftim Zelensky e dha pas takimit me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Ky është raporti i parë zyrtar i lëshuar nga Kievi për detajet mbi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve që nga viti 2022, kur nisi agresioni rus.
“Që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë, Ukraina ka humbur 43,000 ushtarë që vdiqën në fushën e betejës. 370,000 raste të dhënies së ndihmës për të plagosurit, dhe kjo duke marrë parasysh se në ushtrinë tonë afro 50% e të plagosurve janë kthyer në shërbim dhe janë regjistruar të gjitha lëndimet, përfshirë ato të lehta dhe të përsëritura”, thuhet në njoftimin e Zelenskyt.
Presidenti i Ukrainës tha se Rusisë mund t’ia kenë vrarë mbi 750.000 trupa ushtarake e gjysmë milioni të plagosur.
Në baza ditore, ushtria ukrainase publikon raporte mbi humbjet e artilerisë ruse në fushëbetejë.