Botë

Zelensky: Bashkëpunimi ynë me SHBA-në duhet të mbetet konstruktiv

Volodymyr Zelensky - Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të mërkurën mbrëma se është e rëndësishme që diskutimi dhe bashkëpunimi i përgjithshëm me SHBA-në, të mbetet konstruktiv.

Në një videodeklaratë të publikuar pak para takimit me të dërguarin e presidentit amerikan, Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, Zelensky ka thënë se së bashku me Amerikën dhe Evropën, paqja mund të jetë më e sigurt.

“E rëndësishme është që ky diskutim dhe bashkëpunimi ynë i përgjithshëm me SHBA-në të mbetet konstruktiv. Së bashku me Amerikën dhe Evropën, paqja mund të jetë më e sigurt dhe ky është qëllimi ynë. Por më e rëndësishmja, ky synim duhet të ndahet nga partnerët tanë, jo vetëm nga ne”, ka deklaruar Zelensky.

Tensionet midis Zelenskyt dhe Trumpit janë shtuar të mërkurën, pasi presidenti ukrainas ka deklaruar se Trumpi “po jetonte në një hapësirë të dezinformuar” nga Moska. 

Pas kësaj ka reaguar Trumpi i cili e ka quajtur Zelenskyn “diktator”.