Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka anuluar vizitat në Spanjë dhe Portugali, është konfirmuar të mërkurën, raporton CNN.
Ofensiva ruse në Ukrainën verilindore ka detyruar Zelenskyn të mos largohet nga vendi.
Mbreti Felipe i Spanjës duhej ta priste presidentin ukrainas më 17 maj.
Zelensky gjithashtu pritej të nënshkruante marrëveshje për bashkëpunimin dypalësh të sigurisë me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez pas deklaratës së përbashkët të NATO-s të vitit të kaluar.
Një zëdhënës i qeverisë portugeze ka thënë se presidenti ukrainas e kishte anuluar vizitën, por nuk dha arsye.
Qeveria spanjolle nuk komentoi për arsye sigurie.
Spanja, së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, është e përkushtuar të ofrojë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën pas pushtimit rus në shkurt 2022.
Vizita e Zelenskyt do të përkonte me premtimin e Bashkimit Evropian për mbështetje afatgjatë të sigurisë për Kievin, sipas draft-dokumentit.