Botë

Zbulohet misteri i amerikanes që u gjet e lidhur në pemën e një pylli në Indi

misteri ne Indi

Gruaja amerikane e cila u gjet e lidhur për një pemë në pyll e duke bërtitur në Maharashtra të Indisë, në fakt e ka lidhur veten, ka thënë policia dhe mjeku i saj.

Lalita Kayi u shpëtua rreth 10 ditë më parë nga pyjet e Sindhudurgut pasi thirrjet e saj për ndihmë u dëgjuan nga barinjtë.

Në një deklaratë, policia ka thënë se ajo kishte pretenduar se bashkëshorti e “kishte lidhur e lënë në pyll të vdiste pa ushqim e ujë”.

Kayi është duke u trajtuar në një spital psikiatrik dhe nuk ka folur publikisht.

Zbulimi i saj e kishte tronditur Indinë dhe policia kishte angazhuar disa ekipe për të hetuar se si kishte arritur në pyll.

Saurabh Agarëal, nga policia, ka thënë se Kayi tani ka deklaruar se nuk është e martuar dhe se me gjasë kishte vuajtur nga halucinacionet kur dha deklaratën e parë, raportoi BBC.

Policia ka shtuar se ajo ka qenë në stres pasi i kishte skaduar viza dhe s’kishte më para, kështu që ajo mendoi ta lidhte veten në një pemë.