Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka thënë se marrëdhëniet Kinë-SHBA kanë shënuar pak progres që nga takimi i tij me presidentin amerikan, Joe Biden në nëntorin e kaluar, mirëpo ka shtuar se “ka ende shumë çështje që duhet të zgjidhen”.
“Ka ende vend për më shumë përpjekje”, ka thënë Xi gjatë një takimi të premten me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Pekin, raporton BBC.
“Zoti Sekretar i Shtetit, kjo vizitë u krijua gjatë bisedës sime telefonike me presidentin Biden disa javë më parë dhe shpresoj që ju ta bëni një udhëtim të vlefshëm”, ka shtuar ai.
Presidenti kinez bëri thirrje për respekt të ndërsjellë, bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim të favorshëm si "tri parimet kryesore" për marrëdhëniet SHBA-Kinë.
“Dy shtetet duhet të bëjnë arritje për njëri-tjetrin, jo të dëmtojnë njëri-tjetrin”, është shprehur Xi.
Xi dhe Biden u takuan për herë të fundit në Zonën e Gjirit të San Franciskos në nëntor në margjinat e konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Ishte takimi i tyre i dytë ballë për ballë gjatë presidencës Biden.