Grupi Xhihadi Islamik Palestinez ka thënë se pjesëtarët e tij kanë lansuar raketa nga Gaza në drejtim të jugut të Izraelit të hënën në reagim ndaj sulmeve ajrore izraelite në territorin palestinez.
Grupi ka thënë se ka shënjestruar Sderotin, Nir Amin dhe Gaza Envelopen me një mori raketash.
“Gaza envelope” është zona në jug të Izraelit afër Gazas.
Xhihadi Islamik Palestinez është fraksioni i dytë më i madh i armatosur në Gaza pas Hamasit.
Në jug të Izraelit janë lëshuar sirenat, ndërsa sistemi i mbrojtjes Iron Dome është parë duke shkatërruar raketat që po shkonin në drejtim të Izraelit.