Botë

Washingtoni “barrikadohet” në prag të zgjedhjeve

Washington

Gardhe të mëdha sigurie janë parë duke u instaluar në Washington DC pak para zgjedhjeve presidenciale më 5 nëntor.

Kjo vjen pasi zyrtarët e inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia dhe Irani mund të konsiderojnë inkurajimin e protestave të dhunshme në SHBA pas zgjedhjeve, raporton AP.

Komuniteti i inteligjencës së vendit dhe analistët pajtohen se ndërsa Kremlini po mbështet ish-presidentin Donald Trump, qëllimi përfundimtar i Moskës është të ndajë amerikanët dhe të minojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe aleancën e NATO-s.

Pavarësisht gjetjeve të zyrtarëve të inteligjencës, si Rusia ashtu edhe Irani kanë hedhur poshtë pretendimet se po kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet në SHBA.

Ka shqetësime për dhunë që shpërtheu në ditët pas zgjedhjeve, të nxitura nga dezinformatat, të ngjashme me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e ish-presidentit republikan Donald Trump pas refuzimit të tij për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Trumpi është paditur për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 si në Uashington ashtu edhe në Gjorgjia.