Vullkani në malin Ibu të Indonezisë ka shpërthyer përsëri, duke shpërndarë hi të trashë, të zi dhe re të errëta mbi 5 mijë metra lart në ajër.
Shpërthimi i vullkanit ka zgjatur për më shumë se dy minuta mëngjesin e së martës, sipas Agjencisë Gjeologjike të Indonezisë.
Në një fushë në fshatin Gam Ici janë vendosur tenda strehimi për banorët e evakuuar.
Në kohën e shpërthimit, era po frynte nga perëndimi dhe materiali vullkanik u transportua nga era deri në një fushë ku po strehoheshin banorët që ishin evakuuar pas shpërthimeve të mëparshme.
Që nga muaji maj ka pasur shpërthime të vazhdueshme të vullkaneve në Indonezi, raporton “Associated Press”.