Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se është takuar me djalin presidentit amerikan, Donald Trump Jr.
Ai ka shkruar në Facebook se kanë biseduar mbi marrëdhëniet mes Serbisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe temat aktuale “që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale”.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, është shprehur Vuçiq.
Ai ka shtuar se takimi me djalin e Trumpit simbolizon angazhimin për forcim të raporteve dhe punën në adresimin e sfidave globale.