Botë

Vritet një prej bosëve të mafisë në Francë

Sulm në Francë

Një ish-bos i mafisë është vrarë në Grenoble të Francës të mërkurën.

Jean-Pierre Maldera njihej si bosi i mafisë lokale në vitet 1980. Ai raportohet se u ndoq me veturë dhe u qëllua për vdekje ndërsa po udhëtonte. Ishte 71 vjeç.

Autorët e vrasjes ikën nga vendngjarja dhe dogjën më pas veturën që po ngisnin, raportoi BBC. 

Vdekja e Malderas vjen 10 vjet pas zhdukjes së vëllait të tij të vogël, Robert Malderi, një tjetër bos mafie.

Mediat franceze raportuan se Maldera doli nga vetura dhe nisi të vraponte për t’u shpëtuar të armatosurve, por se u vra derisa ishte duke vrapuar.

Maldera ishte figurë kyçe në grupin mafioz të quajtur “Italo-Grenoblois”, bashkë me vëllain.

Më 2004, të dy u shpallën fajtorë për një seri veprash të lidhura me krimin e organizuar.