Një çift amerikan është qëlluar për vdekje teksa po vizitonte shtetin Michoacan në perëndim të Meksikës. Zyrtarët konfirmuan kombësitë e tyre të shtunën.
Prokurorët e shtetit thanë se çifti vdiq kur kamioni i tyre u sulmua me armë zjarri, raporton AP.
Hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar, por autoritetet nuk kanë dhënë informacion të menjëhershëm mbi identitetin e sulmuesve apo një motiv të mundshëm.
Vrasja e tyre ka ndodhur të mërkurën vonë në qytetin Angamacutiro, Michoacan.
Qeveria e qytetit konfirmoi se viktimat quheshin Rafael Cardona dhe gruaja e tij, Gloria Ambriz.
Mediat lokale raportuan se çifti ishin nga Sacramento, Kaliforni, dhe me sa duket po vizitonin qytetin.
Qyteti ndodhet në kufi me shtetin fqinj të Guanajuato, i cili ka më shumë vrasje se çdo shtet tjetër në Meksikë. Bandat ndërluftuese të drogës që luftojnë për territorin janë kryesisht përgjegjëse për dhunën atje.