Botë

Vritet një aktiviste amerikane në Bregun Perëndimor

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Një grua 26-vjeçare amerikane është qëlluar për vdekje në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë një proteste.

Aysenur Ezgi Eygi, e cila është me origjinë turke, raportohet se ka marrë pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebreje në qytetin Beita pranë Nablus.

Ezgi Eygi dyshohet se u qëllua nga trupat izraelite, sipas raporteve të mediave lokale. 

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se janë në dijeni të incidentit dhe po e shqyrtojnë rastin.

Aktivistja amerikane u dërgua me urgjencë në një spital në Nablus me një plagë në kokë, por më vonë u shpall e vdekur, raportoi agjencia e lajmeve AFP.