Një 13-vjeçar ka vdekur dhe disa persona, përfshirë dy oficerë policie, kanë mbetur të plagosur në lindje të qytetit të Londrës, si pasojë e një sulmi me shpatë nga një burrë 36-vjeçar, raporton BBC.
Në videot e shpërndara në internet shihet i dyshuari që mban në dorë shpatën dhe i afrohet shtëpive pranë vendit në Hainault, ku ndodhi sulmi.
I dyshuari 36-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe po mbahet në paraburgim.
Policia ka thënë se incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin.