Botë

Vritet nga një shpërthim në Moskë një udhëheqës i ushtrisë ruse

Moske

Foto: Associated Press

Udhëheqësi i një grupi paraushtarak pro-rus në Ukrainën lindore ka vdekur në spital pasi është plagosur në një shpërthim në Moskë të hënën në mëngjes, kanë raportuar mediat ruse.

Armen Sargsyan, udhëheqësi i batalionit "Arbat", u plagos rëndë pas një shpërthimi në hyrje të një ndërtese banimi në veri-perëndim të Moskës, 12 km nga Kremlini, raporton BBC.

Ai është dërguar në një spital me helikopter dhe është vendosur në kujdes intensiv pas shpërthimit, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Të tjerë, duke përfshirë një nga truprojat e Armen Sargsyan, u raportuan gjithashtu të plagosur rëndë, me disa burime që thonë se një person tjetër po ashtu ka mbetur i vdekur.

Në dhjetor, shërbimi ukrainas i sigurisë SBU ka thënë se "bosi i krimit" Sargsyan ishte i dyshuar për "rekrutim të të burgosurve për të luftuar në Ukrainë" dhe ka shtuar se ai kishte qenë në një listë ndërkombëtare të kërkimit që nga maji 2014 për përfshirjen e tij në vrasjet e kryera në qendër të Kievit. 

SBU-ja ka thënë se Sarkisian ishte pjesë e rrethit të brendshëm të ish-presidentit të arratisur ukrainas, Viktor Janukoviç.

"Tentativa për vrasje ndaj Sarkisyan ishte planifikuar me kujdes dhe ishte urdhëruar. Hetuesit aktualisht po identifikojnë ata që urdhëruan krimin”, ka cituar TASS të thoshte një zyrtar rus i zbatimit të ligjit.

Sarkisian ka lindur në Gorlovka, një qytet në rajonin Donetsk të Ukrainës, i cili është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014.

Batalioni "Arbat" vepron në rajonin e Kurskut të Rusisë, ku trupat ukrainase janë ende të pranishme pasi nisën një ofensivë të befasishme në gusht.

Ka pasur një numër sulmesh ndaj mbështetësve të profilit të lartë të pushtimit rus të Ukrainës, në Moskë dhe në zonat e pushtuara.

Në dhjetor, një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse dhe ndihmësi i tij, u vranë në Moskë nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës, ka thënë një burim ukrainas për BBC.