Ushtria libaneze ka thënë se tre ushtarë janë vrarë pasi një automjet ushtarak është goditur nga një sulm ajror izraelit në Nabatieh, në jug të Libanit.
Sulmi ndodhi në rrugën Ain Ebel-Hanin, e cila lidh fshatin kufitar Ain Ebel me qytetin e afërt Hanin, raporton BBC.
Ushtria e Libanit ka qëndruar historikisht jashtë përleshjeve ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut, por një numër i trupave të saj janë vrarë në sulmet izraelite që kur luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan muajin e kaluar.