Botë

Vriten tre izraelitë në një sulm në kufirin mes Bregut Perëndimor e Jordanisë

Ndihma e pare ne vendin e ngjarjes pas vrasjes se tre personave ne kufi mes Bregut Perendimor e Jordanise

Foto: MDA

Tre persona janë vrarë të dielën në një sulm në kufirin mes Jordanisë dhe Bregut Perëndimor, kanë njoftuar autoritetet izraelite, raporton “BBC”. 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se tre civilë izraelitë u vranë në të shtëna në pikën kufitare Ura Allenby. 

Sipas IDF-së sulmuesi erdhi nga ana e Jordanisë me një kamion, hapi zjarri, duke vrarë tre persona. 

IDF tha se forcat e sigurisë “eliminuan” sulmuesin.