Botë

Vriten dy punonjës të ndihmave nga sulmet izraelite në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Dy punonjës ndihmash janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza të shtunën, raporton Reuters.

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë një militant që mori pjesë në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023 dhe për të cilin tha se ishte i punësuar nga një organizatë bamirëse me bazë në SHBA.

I pari ishte një anëtar i World Central Kitchen, i cili u godit në një automjet në Khan Younis në Gazën jugore. Ushtria izraelite ka thënë se ai kishte marrë pjesë në sulmin në Kibbutz Nir Oz në jug të Izraelit dhe ishte nën vëzhgim.

Familja e burrit të vrarë, Ahed Azmi Qdeih, ka thënë se akuzat izraelite ishin të rreme dhe kishin për qëllim të justifikonin vrasjen e tij. Ata kanë thënë se ai ishte një inxhinier që ia kushtoi jetën punës bamirëse.

World Central Kitchen konfirmoi sulmin ajror teksa ka deklaruar se nuk kishte njohuri për një punonjës të përfshirë në sulmin e 7 tetorit 2023.

Grupi i bamirësisë ka thënë se do të ndalonte operacionet në Gaza. 

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se tre punonjës të bamirësisë u vranë në sulm, ndërkaq mjekët kanë thënë se janë vrarë gjithsej pesë persona.