Katër persona të armatosur qëlluan për vdekje dy zyrtarë policie në Francë, pasi hapën zjarr ndaj një autokolone të burgut të martën.
Mediat ndërkombëtare raportuan se grupi i armatosur arrit të lironte një të burgosur që u mësua se ishte shpërndarës i njohur droge, e nga sulmi pësuan lëndime edhe tre zyrtarë të tjerë policie.
Disa media lokale kanë shkruar se nga sulmi janë vrarë dy policë, e është plagosur edhe një nga sulmuesit.
🚨🇫🇷 ALERTE : Voici les premières images des assaillants qui ont permis l'évasion dans l'#Eure de Mohamed A, surnommé "La Mouche", connu pour vol avec effraction et tentative d’homicide et qui serait à la tête d'un réseau de stupéfiants. (Le Parisien ) pic.twitter.com/hyfMULFEKI
— OMG/ああ、神様/พระเจ้าช่วย (@OMG313786) May 14, 2024
I arratisuri i quajtur Mohamed, i njohur me nofkën “Miza”, 30-vjeçar, së fundmi ishte dënuar për vjedhje dhe po transferohej nga një burg në një tjetër. Ai ishte akuzuar edhe për urdhërim të disa vrasjeve.
Ai konsiderohet person tepër i rrezikshëm dhe është në krye të një rrjeti narkotikësh. Prita e armatosur u bë në qytetin Eure, kur furgoni ndaloi në autostradën Incarville.
Për vrasjen e policëve ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, duke thënë se po kryhen të gjitha veprimet për t’i kapur autorët.