Botë

Vriten dy persona në Austri, njëri nga ta kryebashkiak

Policia austriake

Policia austriake

Foto: Associated Press

Dy persona janë qëlluar për vdekje të hënën në veri të Austrisë, ka bërë të ditur policia lokale.

Sipas njoftimit, Franz Hofer, kryebashkiak i Kirchberg ob der Donau, u vra në fshatin Altenfelden në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, afër kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke, raporton CNN.

Një burrë tjetër gjithashtu u qëllua për vdekje pak kohë më vonë, ka bërë të ditur për CNN zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme, Ulrike Handelbauer.

Një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale është duke u zhvilluar, ka bërë të ditur ajo. 

I dyshuari besohet të jetë i armatosur dhe banorëve vendas u është thënë të qëndrojnë brenda.

“Fatkeqësisht, ne supozojmë se autori që po kërkojmë mund të jetë duke mbajtur armën”, ka thënë Handelbauer, sipas mediave lokale. 

Një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë besohet se ka shkaktuar incidentin, sipas policisë. 

Sipas "Kronen Zeitung", një media lokale, i dyshuari ishte i njohur për gjuetarët në zonë. 

"Ai ishte një person i vështirë", ka thënë një gjuetar nga zona, i cili dëshironte të mos identifikohej.