Botë

16-vjeçari vret me thikë dy gra në qendër tregtare në Çeki

çeki

Dy gra kanë vdekur pasi janë therur në një sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki të enjten.

Policia ka thënë se ka arrestuar një të dyshuar që theri dy viktimat në një dyqan në Hradec Kralove.

I dyshuari është një 16-vjeçar, i cili u arrestua 10 minuta pas sulmit. Thika e përdorur u gjet afër vendngjarjes, raportoi AP.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes, derisa Policia po e heton.