Botë

Vrasjet dhe tentativë vrasjet e liderëve në Evropë

Sulmi ndaj Robert Ficos

Sulmi ndaj Robert Ficos

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është qëlluar dhe plagosur të mërkurën, duke u bërë kështu lideri i fundit evropian që bëhet cak i një tentative për vrasje.

Mediat sllovake kanë raportuar se sulmuesi është një burrë 71-vjeçar, derisa motivi i sulmit, sipas zyrtarëve qeveritarë është "politik".

Ndërsa tentativat për vrasjen e liderëve në Evropë kanë qenë relativisht të rralla gjatë 50 viteve të fundit, një numër politikanësh të shquar evropianë kanë qenë objektiva të sulmeve në dekada.

ANNA LINDH, 2003

Ministrja e Jashtme suedeze dhe politikania kryesore socialdemokrate Anna Lindh u plagos për vdekje në një goditje me thikë në një dyqan në qendër të Stokholmit, në shtator të vitit 2003. Sulmuesi u kap dy javë më vonë dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

ZORAN GJINGJIQ, 2003

Kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq është vrarë në mars të vitit 2002 në Beograd. Gjingjiqi ishte një politikan pro-Perëndimor dhe që udhëhoqi rrëzimin e autokratit, Sllobodan Millosheviq në vitin 2000.

JACQUES CHIRAC, 2002

Presidenti francez, Jacques Chirac i ka shpëtuar një tentative vrasjeje në korrik të vitit 2002, pasi një sulmues qëlloi në drejtim të tij, por humbi në mesin e trupave në Ditën e Bastiljes.

PIM FORTUYN, 2002

Politikani i mirënjohur holandez i cili ishte kritik i emigracionit dhe Islamit, Fortuyn ishte vrarë në maj të vitit 2002, nëj ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Ai ishte qëlluar dhe vrarë nga një aktivist i të drejtave të kafshëve.

WOLFGANG SCHAUBLE, 1990

Politikani gjerman, Wolfgang Schauble kishte mbetur pjesërisht i paralizuar pasi ishte qëlluar tri herë gjatë një kampanje zgjedhore, vetëm disa ditë pas ribashkimit gjerman, në vitin 1990.

Ai vazhdoi të shërbejë si deputet i Parlamentit gjerman, edhe për 50 vjet. Shauble vdiq vitin e kaluar.

OLOF PALME, 1986

Kryeministri socialdemokrat i Suedisë, Olof Palme ishte vrarë në rrugët e Stokholmit në shkurt të vitit 1986, derisa po ecte me bashkëshorten e tij, pasi kishin dalë nga një kinema. I dyshuari i cili ishte dënuar në vitin 1988, u shpall përfundimisht i pafajshëm në apel.

MARGARET THATCHER, 1984

Kryeministrja e Britanisë, Margaret Thatcher, e njohur ndryshe edhe si “Zonja e Hekurt" i shpëtoi për pak një shpërthimi të madh në një hotel ku ajo po qëndronte në Brighton, Angli. Një bombë ishte vendosur në hotel përpara konferencës së Partisë Konservatore nga anëtarë të Ushtrisë së Përkohshme Republikane Irlandeze (IRA). Pesë njerëz kishin mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimit.

PAPA JOHN PAUL II, 1981

Papa i lindur në Poloni ishte qëlluar në sheshin Saint Peter në zemër të qytetit të Vatikanit, në maj të vitit 1981. Ndonëse vuante nga plagët e marra nga dy plumba, ai ka vazhduar të mbante pozitën e tij, dhe disa vjet më vonë, sulmuesi i tij kërkoi dhe iu dha falje nga presidenti italian, Carlo Ciampi.

ALDO MORO, 1978

Ish-kryeministri dhe presidenti i kristian-demokratëve të Italisë, Aldo Moro, ishte kidnapuar nga anëtarët e grupit militantë të ekstremit të djathtë “Red Brigades” në mars të vitit 1978, të cilët kërkuan lirimin e të burgosurve në këmbim të lirimit të tij. Rreth dy muaj më vonë, ai u gjet i vdekur në bagazhin e një veture.

LUIS CARRERO BLANCO, 1973

Pak pasi u bë kryeministër spanjoll në vitet e fundit para vdekjes së diktatorit të krahut të djathtë Francisco Franco, Luis Carrero Blanco u vra nga një bombë që shpërtheu në një rrugë në Madrid, nga grupi militant nacionalist bask ETA.