Botë

Vrasja brutale e adoleshentit amerikano-palestinez në Bregun Perëndimor

Salameh – i intervistuar të martën së bashku me babanë e Abdel Jabbar, Hafethit, në fshatin e familjes, Al-Mazra Ash-Sharquiya – tha se ai dhe shoku i tij po ngisnin në një rrugë të paasfaltuar disa qindra metra larg autostradës 60. Ai ka treguar se të shtënat erdhën papritmas tek pjesa e pasme e kamionit, duke qëlluar për vdekje Abdel Jabbarin

Të shtënat fatale drejt një adoleshenti amerikano-palestinez që ngiste kamionçinën në Bregun e pushtuar Perëndimor, sulm që s’ka pasur provokime, ka treguar udhëtari, duke e përshkruar të tillë sulmin izraelit që goditi mjetin para se të rrokullisej disa herë në një rrugë të pashtruar.

Të paktën 10 plumba goditën kamionin, i cili u pa nga Associated Press pasi hetuesit izraelitë e ekzaminuan atë. Krejt plumbat goditën xhamin e pasmë të kamionçinës, duke mbështetur rrëfimin e 16-vjeçarit Mohammed Salameh për incidentin në të cilin mbeti i vrarë shoku i tij, Tawfic Abdel Jabbar, 17 vjeç, me origjinë nga Luiziana.

Në deklaratën fillestare, policia izraelite ka njoftuar se të shtënat e së premtes kishin në shënjestër njerëz “që supozohet se ishin të përfshirë në aktivitete të hedhjes së gurëve përgjatë autostradës 60”, rrugë kryesore në Bregun Perëndimor. Policia nuk identifikoi se kush qëlloi, por e përshkroi incidentin “duke përfshirë një zyrtar të zbatimit të ligjit jashtë detyrës, një ushtar dhe një civil”.

Salameh mohoi pretendimet se ai dhe Abdel Jabbar kishin hedhur gurë dhe tha se nuk kishte pasur asnjë përpjekje për ta arrestuar atë.

Salameh – i intervistuar të martën së bashku me babanë e Abdel Jabbar, Hafethit, në fshatin e familjes, Al-Mazra Ash-Sharquiya – tha se ai dhe shoku i tij po ngisnin në një rrugën e paasfaltuar disa qindra metra larg autostradës 60. Ai ka treguar se të shtënat erdhën papritmas tek pjesa e pasme e kamionit, duke qëlluar për vdekje Abdel Jabbarin.

Salameh ka rrëfyer se kamionçina u përmbys disa herë dhe ai arriti të dilte dhe të vraponte përsëri në fshat për ndihmë.

Hafeth Abdel Jabbar ka treguar se kur mbërriti, gjeti trupin e pajetë të djalit të tij në kamionçinë, mes xhamit të copëtuar dhe njollave të gjakut. Ai hodhi poshtë pretendimet se djali i tij kishte hedhur gurë si “një rrenë e madhe”. Edhe nëse adoleshentët kishin hedhur gurë, tha ai, ata nuk përbënin kërcënim të menjëhershëm – për policinë, ushtrinë apo civilët – ndërsa kalonin andej.

Një zyrtar i policisë izraelite i tha AP-së të mërkurën se rrëfimi i dëshmitarit dhe vrimat e plumbave në pjesën e pasme të kamionit përfaqësonin vetëm njërën anë të historisë dhe se hetimi është në vazhdim. Ai nuk pranoi të komentojë më tej. Foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte rastin me mediat.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar një hetim transparent për vdekjen, i cili erdhi pas paralajmërimeve të përsëritura të SHBA-së se Izraeli duhet të frenojë dhunën në rritje kundër palestinezëve në territor. Familja e adoleshentit tha se zyrtarët e ambasadës së SHBA-së vizituan fshatin, fotografuan makinën dhe intervistuan të afërmit.

Skena e sulmit

Salameh ka theksuar se ngjarjet që çuan në të shtënat filluan të premten pasdite, kur ai dhe Abdel Jabbar vendosën të bënin një piknik në fushat e familjes - një gjë tipike për të bërë në ditët me diell.

Ata u hodhën në kamionin e familjes dhe u nisën, tha ai, por e kuptuan se kishin harruar qymyr druri. Abdel Jabbar e ktheu makinën, duke u kthyer në fshat në një rrugë të dheut pingul me autostradën - atëherë të shtënat filluan të godasin xhamin e pasmë, tha Salameh.

Ai tha se u hodh teksa plumbat goditën automjetin, i katërti goditi Tawficin në kokë. Makina doli nga rruga dhe u rrotullua disa herë përpara se të ndalonte, tha Salameh.

Hafeth Abdel Jabbar tha se kur ai dhe të afërmit e tjerë mbërritën, ushtarët izraelitë drejtuan armët e tyre në drejtim të tyre dhe i detyruan dy prej tyre të hiqnin këmishët për të treguar se nuk ishin një kërcënim.

Ai tha se i injoroi ushtarët dhe vrapoi drejt makinës. Trupi i djalit të tij ishte i përgjakur në sediljen e pasme.

Tregoi se si ai dhe të tjerët filluan të nxirrnin trupin e djalit të tij, duke e ngarkuar atë në një ambulancë.

Tawfic Abdel Jabbar u shpall i vdekur pas mbërritjes në një spital në Ramallah. Videoja e siguruar nga babai i tij tregon makinën rreth 500 metra larg autostradës.

“Është një skenë që shpresoj të mos përsëritet më kurrë”, tha Hafeth . “Keni gjashtë apo shtatë ushtarë izraelitë që ua drejtojnë armën. Duke iu thënë të mos shkoni të shihni djalin tuaj. Djali juaj 17-vjeçar është brenda në makinë i vdekur”.

Image
Automjeti i shkatërruar, të cilin po e drejtonte 17-vjeçari Tawfic Abdel Jabbar, me prejardhje nga Luiziana e SHBA-së, i cili u qëllua nga ushtria izraelite

Tronditja e fshatit

Vrasja tronditi fshatin, ku shumica e banorëve mbajnë pasaporta amerikane dhe e ndajnë kohën e tyre midis Bregut Perëndimor dhe SHBA-së.

Rrënjët e familjes Abdel Jabbar atje shkojnë gati 200 vjet më parë. Prindërit e Tawficit, Hafeth dhe Mona, u rritën në fshat. Ata u transferuan në Gretna, Luiziana, ku u martuan. Familja e zgjeruar zotëron një zinxhir dyqanesh këpucësh në SHBA.

Familja kthehej shpesh në shtëpinë e tyre stërgjyshore, një kompleks guri i zbukuruar i vendosur në majë të një kodre fshati. Gjatë verës Tawfic dhe vëllezërit e motrat e tij merrnin pjesë në jetën tradicionale të fshatit.

Ai ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme kur u vra. Duke studiuar nga distanca gjatë muajve të fundit, ai shpresonte të përfundonte në shkurt dhe përfundimisht të ndiqte kolegjin në SHBA, tha babai i tij.

Menjëherë pas të shtënave, zyrtarët palestinezë shëndetësorë e identifikuan adoleshentin si Tawfiq Ajaq, por prindërit e tij thanë se familja mban mbiemrin Abdel Jabbar dhe emri i parë i djalit të tyre është Tawfic, një drejtshkrim i pazakontë.

Pasi hetuesit izraelitë ekzaminuan automjetin të shtunën, familja e mori atë përsëri në fshat. AP pa kamionin të martën. Vrimat e plumbave ishin shënuar me ngjitës nga një ekip policor mjeko-ligjor. Më vonë të martën, hetuesit morën kamionin, tha Abdel Jabbar.

Sipas shifrave nga mbikëqyrësi izraelit Yesh Din, vrasjet e palestinezëve në Bregun Perëndimor rrallë rezultojnë në hetime – dhe kur ndodh, aktakuzat janë të rralla.

Gjithashtu të martën, tha Abdel Jabbar, ai e shoqëroi Salamehun për t’iu dhënë dëshmi dëshmitarëve, hetuesve izraelitë.

Pas tronditjes, zemërim

Katër ditë pas të shtënave, miqtë dhe të afërmit u grumbulluan në shtëpinë e familjes për të bërë nderimet e tyre, duke grumbulluar humus dhe falafel në pjata dhe duke u mbledhur rreth zjarreve me filxhanë kafe arabe.

Xhaxhai i Tawficit, Rami, tha se në Luiziana, Tawfic kishte refuzuar të punonte në dyqanet e këpucëve të familjes - duke kaluar kohë në vend të studimit. Abdel Jabbar tha se djali i tij donte të bëhej inxhinier.

Nëna e tij, 36-vjeçarja Mona, ka theksuar se dëshiron të shohë ata që vranë djalin e saj të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen në Izrael dhe shtoi se është e zemëruar me administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

“Sa fëmijë duhet të vriten që SHBA-ja të ndalojë mbështetjen e Izraelit?” ka thënë ajo.

Administrata e Bidenit ka ofruar mbështetje ushtarake dhe diplomatike për luftën e Izraelit kundër Hamasit. Mbi 25 mijë palestinezë, rreth dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi. Lufta u shkaktua nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin militantët vranë rreth 1200 njerëz dhe morën 250 pengje.

Administrata amerikane ka dënuar rritjen e dhunës nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Që nga 7 tetori, 370 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë. Shumica janë vrarë në përleshjet gjatë bastisjeve pothuajse të natës të ushtrisë izraelite që synonin militantët e dyshuar.

“Djali im, ai u vra nga – nuk dua të them nga plumbat amerikanë, por të paktën nga paratë amerikane”, ka thënë Mona Abdel Jabbar. “Ne jetojmë atje, punojmë atje. Biznesi ynë është atje, ne paguajmë taksa atje. Kështu që taksat e mia shkojnë te plumbi që vrau birin tim”.

Përktheu: Blerta Haxhiu