Botë

Video me AI: Trumpi shfaq Gazën me jahte dhe të pasur

Gaza/ Video me AI

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërndarë një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet Gaza pa luftë dhe e rregulluar për jetesë.

Në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump ka ngarkuar videon ku shfaqet qyteti palestinez i rregulluar, me bregdet, me hotele dhe restorante të mëdha, me njerëz të lumtur dhe me shumë para.

VIDEO:

Aty është gjeneruar edhe një statujë e madhe e presidentit të SHBA-së. Nuk është lënë anash as miliarderi Elon Musk. Ai u shfaq në plazh.

Trump kishte bërë thirrje që lufta të ndalej në Gaza dhe pengjet të këmbeheshin.

Ai po ashtu kishte propozuar që palestinezët të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugë SHBA-së për të marrë nën kontroll këtë territor dhe për ta zhvilluar ekonomikisht.

Sipas tij, kombësi të ndryshme aty mund të jetojnë në paqe.

Disa komentues e kanë kritikuar këtë video të gjeneruar me AI, duke thënë se s’është metodë e duhur për ta paraqitur Gazën. Një tjetër e ka ndërlidhur me aspektin religjioz, duke thënë se “vetëm Jezu Krishti” vlen të paraqitet në mënyrë të glorifikuar.