Botë

Video-loja ukrainase që po e sfidon ushtrinë ruse

Stalker 2

Një video-lojë ukrainase po thyen rekorde që nga publikimi i saj më 20 nëntor, krahas vonesave të shumta dhe një operacioni deizinformues rus, ka shkruar “Aljazeera” të martën.

Stalker 2: Zemra e Chernobylit është versioni më i fundit i një serie lojërash që nisi në 2007-n, me S.T.A.L.K.E.R: Hija e Chernobylit, e krijuar nga GSC Game World, një kompani video-lojërash ukrainase.

Loja i ka mbërritur mbi 1 milion shkarkime dhe 117.000 lojtarë aktivë 48 orë pas lansimit, duke ia dhënë epitetin e video-lojës më të suksesshme të zhvilluar ndonjëherë nga Ukraina.

Megjithatë, kjo arritje historike në lojërat ukrainase është e hidhur.

26 dhjetor 2022 - Njoftimi i ushtrisë ukrainase për vrasjen e zhvilluesit të video-lojës

Ish-krijuesi i lojës, Volodymyr Yezhov, që njihet me pseudonimin “Fresh”, u vra në luftime pranë Bakhmutit në dhjetorin e 2022-s, derisa shërbente për ushtrinë e vendit. Si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, një pjesë e ekipit të Stalkerit u detyrua të zhvendosej në Pragë, në mënyrë që të përfundonte zhvillimin e lojës.

Ajo u përball gjithashtu me një sfidë tjetër. Atë të një fushate dezinformimi rus.

Sipas “404 Media”, kompani që merret me zhvillimin e lojërave dhe raportimin mbi këtë fushë, pati dezinformata se nëpërmjet lojës po rekrutohen ushtarët ukrainas për të luftuar Rusinë.

Pos kësaj, u tha se Rusia po mbledh të dhëna të lojtarëve që po përfshihen në luftë. Ukraina është përballur me një sërë sfidash me rekrutim, me këto sfida që po rriten muajt e fundit.

Imazhe nga video-loja. Në dorën e majtë lojtari mban matësin e shkallës së rrezatimit në Chernobyl, e në të djathtën revolen

Çfarë është STALKER 2?

STALKER 2: Zemra of Chornobyl - si pjesë e video-lojës, përfshin e “zonën e përjashtimit” në qytetin Chernobyl, ku për shkak të një shpërthimi në centralin bërthamor më 1986-n, qyteti u bë i pabanueshëm. Në video-lojë, kjo zonë paraqitet sikur të ishte goditur në vitin 2006, duke krijuar një ambient apokaliptik, e lojtarët duhet të përballen me rreziqe të paimagjinueshme dhe krijesa me çrregullime, për t'i zbuluar misteret që mbulojnë realitetin e zonës.

Imazhe nga video-loja

Lojtarët marrin pjesë si ukrainas.

Krejt kjo është e bazuar në romanin e vëllezërve sovjetikë, Arkady dhe Boris Strugatsky, i vitit 1972, “Piknik në rrugë”, dhe në filmin e Andrei Tarkovsaky, “Stalker”.

Pse video-loja ishte cak i dezinformatave ruse?

Një operacion propagandistik nëpërmjet videove të rreme, kinse të publikuar në mediumin për teknologji, “Ëired”, dukej se ishte pjesë e strategjisë ruse që synonte të minonte ndjenjën popullore ukrainase në lidhje me luftën me Rusinë. Kjo bëhej kryesisht duke shpërndarë narrativë mashtruese për Ukrainën.

Videoja propaganduese jep mesazhin se “loja ukrainase STALKER 2 ndihmon qeverinë t'i gjejë qytetarët e gatshëm për mobilizim”.

“Një program i integruar u zbulua në kodin e lojës që mbledh të dhënat e lojtarëve dhe i transmeton ato në serverët e zhvilluesit. Programi mbledh të dhëna për pajisjen, emrin, adresën IP dhe vendndodhjen aktuale të lojtarëve. Informacioni transmetohet çdo sekondë”, thuhet në mesazhin e rrejshëm që u lëshua nga autoritetet ruse mbi lojën.

Në një raport të publikuar nga Departamenti i Kërkimeve Ligjore Digjitale i Këshillit Atlantik thuhet se kjo është pjesë e strategjisë masive luftarake ruse, e njohur si “Operacioni Matryoshka”.

Qëllimi i Rusisë, sipas raportit, është të vërshojë në rrjetin social rus, Telegram. Viginum, agjenci e sigurisë kombëtare e qeverisë franceze, që është përgjegjëse për trajtimin e kërcënimeve të huaja, e ka identifikuar gjithashtu operacionin rus si një fushatë që imiton figura publike dhe media të Amerikës së Veriut dhe Evropës.

Zhvilluesit e video-lojës thënë se e kanë krijuar lojën për të ofruar një përshkrim realist të luftës bashkëkohore, duke ua mundësuar pjesëmarrësve të përfshihen në konflikt, nëpërmjet zhvillimeve intensive dhe strategjike.