Botë

Vetura përplas një turmë njerëzish në Munih, disa të lënduar

Gjermani

Pamje nga vendi ku u shkaktua aksidenti

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka përplasur një grup njerëzish të enjten në Munih.

Gazeta gjermane "Bild" ka raportuar se 15 persona janë të lënduar.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në zonën Dachauer Strasse, ka konfirmuar policia.

Shoferi është ndaluar në vendngjarje, sipas policisë.

Incidenti ka ndodhur në vendin ku po zhvillohej një protestë e sindikatave të transportit Verdi, sipas mediave lokale.

Konferenca e Sigurisë në Munih do të fillojë të premten dhe nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky planifikohej të mbërrinin në qytet më vonë të enjten.

VIDEO:

 

 

28 të lënduar në Munih, i dyshuari është azilkërkues afgan

2 muaj më parë / 13 shk 2025 12:59
Munih

Presidenti bavarez, Markus Söder, ka deklaruar se incidenti me veturë të enjten në Munih ishte me sa duket një sulm.

Policia ndërkaq ka thënë se i dyshuari është një azilkërkues 24-vjeçar afgan.

Të paktën 28 persona kanë mbetur të lënduar, disa në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes së veturës në një turmë njerëzish në Munih.

Zyrtarët thonë se i dyshuari ishte i njohur për policinë për vepra penale të vjedhjes dhe drogës.

Momenti i arrestimit:

 

 

20 të lënduar nga përplasja me veturë e turmës në Munih, disa në gjendje të rëndë

2 muaj më parë / 13 shk 2025 12:22
Munih

Të paktën 20 persona kanë mbetur të lënduar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, nga përplasja me veture e një turme njerëzish në Munih të enjten. 

Nuk është ende e qartë nëse shoferi ka vepruar qëllimshëm apo ishte vetëm një aksident.

VIDEO: