Qendra e qytetit të Magdeburgut në Gjermani është mbyllur plotësisht, pasi një person me veturë goditi një turmë njerëzish në tregun e krishtlindjeve.
Autoritetet policore po zhvillojnë hetime të zgjeruara lidhur me këtë sulm. Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, e sipas informacioneve, shifrat mund të jenë më të larta për shkak të numrit të madh të të lënduarve.
Mediumi gjerman "Bild" tha se “fillimisht u raportuan disa të vdekur, por tani shifrat janë kontradiktore”.
Sulmi po konsiderohet si terrorist, gjersa sulmi është dënuar edhe nga kancelari Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë.
Për sulmin është arrestuar një 50-vjeçar, që mediat gjermane thonë se është nga Arabia Saudite.
Të paktën 11 persona janë vrarë nga përplasja e veturës me turmën në një treg krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë, ka raportuar mediumi gjerman "Bild", derisa janë lënduar mbi 60 të tjerë.
I dyshuari që goditi turmën me veturë është arrestuar, derisa autoritetet policore kanë ndërmarrë një operacion më të gjerë hetimi. Rastin e ka dënuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Dëshmitarët kanë njoftuar se vetura e tipit BMW ishte futur direkt në turmë, në drejtim të objektit të komunës.
Ai i kaloi rreth 400 metra pranë njerëzve ku po qëndronin, u arrestua menjëherë më pas. Autori i këtij sulmi thuhet se është 50-vjeçar nga Arabia Saudite.
Vetura godet disa persona në një treg në Gjermani, të paktën një i vdekur
(20:48) - Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë, duke e lënë të paktën një person të vdekur e disa të lënduar, ka raportuar BBC-ja të premten.
Shoferi i veturës është arrestuar, derisa autoritetet policore po kryejnë një hetim të gjerë mbi këtë rast.
Tregu aktualisht është mbyllur.
Për sulmin ka reaguar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ai ka thënë se qëndron me familjet e viktimave.
“Ne qëndrojmë krah tyre dhe me të gjithë banorët e Magdeburgut. Falënderimet e mia për tërë shërbimet e urgjencës në këto orë të rënda”, ka deklaruar ai.