Veterani amerikan i Luftës së Dytë Botërore vdiq duke udhëtuar në Francë për një ngjarje që shënonte Ditën D, raporton “BBC”.
Lajmin e ka konfirmuar organizata e veteranëve, e cila ka thënë se Robert “Al” Persichitti nga New Yorku u dërgua në spital në Gjermani më 30 maj pasi pësoi komplikime shëndetësore në një anije që po shkonte në Evropë.
Ai vdiq më 31 maj në moshën 102-vjeçare.
Persichitti ishte përfshirë në operacionin e aleatëve në Japoni. Ai ishte zgjedhur për të marrë pjesë në një ngjarje në Normandi.