Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ka vazhduar “të dëshmojë se është në shëndet të mirë”, ka shkruar mediumi Nexta.
Atij i është publikuar një video ku shihet duke shtyrë dhe duke tërhequr një veturë të tipit Toyota.
🤡 Kadyrov continues his ridiculous attempts to prove that his health is fine
— NEXTA (@nexta_tv) May 9, 2024
Judging by his face, a little more and he will burst from tension. pic.twitter.com/aDFkIxor5A
Mediumi publikoi video ku shkroi se në bazë të fytyrës, ai "do të shpërthejë nga tensioni".
Kadyrov, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, është i njohur për veprime të tilla të pazakonta.
Tabloide britanike dikur raportonin se ai po përballet me sëmundje të rëndë.