Botë

Vendet evropiane kanë blerë pajisje ushtarake në vlerë 265 miliardë dollarë që nga 2022-ta

Christopher Cavoli

Gjenerali amerikan për komandën evropiane, Christopher G. Cavoli, të martën ka deklaruar se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë gjatë 2022-s, vendet evropiane kanë blerë pajisje ushtarake në vlerë 265 miliardë dollarë, ka raportuar “The Guardian”.

Ai ka shtuar se që nga 2022-ta ka pasur rritje 600 për qind në porosi nga aleatët që donin pajisje amerikane, me vlerë 265 miliardë dollarë.

“Si komandant i aleatëve, unë e inkurajoj atë. Dua më shumë aftësi dhe kapacitet... sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Cavoli.

Ai ka theksuar se blerja e pajisjeve amerikane është mënyra më e lehtë për të siguruar ndërveprueshmëri brenda aleancës.