Ministrat e Punëve të Jashtme të shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7), që përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Japoninë dhe fuqitë evropiane janë pajtuar me planin e SHBA-së për armëpushimin në Ukrainë, ka njoftuar ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.
“Nëpërmjet diskutimeve të gjata, ne ia dolëm të gjejmë unitetin e fortë të G7-s në shumë çështje”, ka thënë Joly, njëkohësisht nikoqire e takimit të mbajtur në Quebec, raporton BBC.
“Të gjitha vendet e G7-s pajtohen me armëpushimin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili mbështetet edhe nga ukrainasit”, ka deklaruar Joly.
“Ne tani po shikojmë reagimet e Rusisë, pra përfundimisht topi është në fushën e Rusisë kur bie fjala te Ukraina”, ka shtuar ajo.