Botë

Vëllezërit Tate thonë se po rikthehen në Rumani

Andrew and Tristan Tate

Foto: Associated Press

Influencuesi britaniko-amerikan Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan kanë thënë të premten se ata janë larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe poshkojnë në Rumani, ku ata përballen me akuza për trafikim njerëzor nga autoritetet rumune, raporton BBC.

“Shpenzuam 185,000 dollarë për një avion privat përtej Atlantikut që të nënshkruajmë një copë dokumenti në Rumani”, ka postuar Andrew Tate në llogarinë e tij me 10.8 milionë ndjekës në rrjetin social X.

“Burrat e pafajshëm nuk vrapojnë. Ata pastrojnë emrin e tyre në gjykatë”, ka shtuar Tate.

Sipas burimeve të BBC-së, vëllezërit do të dalin para gjykatës të hënën. Ata i kundërshtojnë kategorikisht akuzat e parashtruara kundër tyre.

Vëllezërit, të cilët kanë nënshtetësi të dyfishtë, mbërritën në SHBA gjatë fundit të muajit shkurt, pasi prokurorët rumun hoqën një ndalesë udhëtimi dyvjeçar.