Pas javësh qëndrimi në SHBA, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate kanë arritur të shtunën në mëngjes në Rumani, ku po përballen me akuzat për trafikim me njerëz dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.
Influencuesit, të cilët kanë shtetësi amerikane dhe britanike, u arrestuan në Rumani më 2022 dhe vitin e kaluar u paditën për pjesëmarrje në një bandë kriminale që tërhiqte gratë në Rumani dhe më pas shfrytëzoheshin seksualisht. Andrew Tate akuzohet edhe për dhunim. Të dy mohojnë akuzat.
Pasi arritën në shtëpinë e tyre afër Bukureshtit, Andrew Tate u tha gazetarëve se janë kthyer sepse “burrat e pafajshëm nuk ikin nga asgjë” dhe u zotua se do ta pastrojë emrin e tij në gjykatë.
Rikthimi i tyre në Rumani vjen pas një muaji pasi u hoq masa e ndalimit të udhëtimit ndaj dy vëllezërve, dhe ata udhëtuan në SHBA.