Botë

Vdiq një punëtor ndërtimi në Florida, ra në tokë bashkë me një pjesë të një krani

Bie krani, vdes punëtori

Bie krani, vdes punëtori

Foto: Associated Press

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar pasi një pjesë e një krani ka rënë nga një ndërtesë në qytetin Fort Lauderdale të Floridas, në SHBA.

Ekuipazhet ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij ra, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin strukturën e metalit që kishte rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje në ato momente.

Personi i vdekur ishte punonjës ndërtimi i cili kishte rënë bashkë me pjesën e kranit.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në spital dhe një i tretë është trajtuar në vendin e ngjarjes. 

Autoritetet kanë thënë se nuk e dinë ende shkakun e rënies së pjesës së kranit, duke e mbyllur rrugën ku ka ndodhur incidenti, për të kryer hetime.