Ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori, i cili ishte dënuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka konfirmuar vajza e tij.
Fujimori qeverisi Perunë midis viteve 1990 dhe 2000 përpara se të detyrohej të largohej nga detyra mes akuzave për korrupsion, raporton BBC.
Qëndrimi i tij i ashpër kundër një kryengritjeje guerile të krahut të majtë, kur ishte president, i solli atij akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.
Por mbështetësit e tij e lavdërojnë atë për mposhtjen e rebelëve në një kohë kur ata dukeshin gati të merrnin pushtetin.
Ai u largua nga vendi, por më pas u arrestua dhe u ekstradua, përpara se të dënohej dhe të burgosej.
Vajza e tij Keiko Fujimori ka shkruar në rrjetet sociale se ish-presidenti kishte vdekur “pas një beteje të gjatë me kancerin”.
Mjeku i Fujimorit ka konfirmuar se ai kishte vdekur nga "kanceri i gjuhës".