Manjati indian Ratan Tata ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka bërë të ditur “Tata Group” të enjten, konglomerati që ai drejtoi për më shumë se dy dekada, raporton BBC.
Tata ishte një nga udhëheqësit më të njohur të biznesit të Indisë.
“Tata Group” është një nga kompanitë më të mëdha të Indisë, me të ardhura vjetore mbi 100 miliardë dollarë.
“Ratan Tata ishte udhëheqës i pazakontë. Trashëgimia e tij do të vazhdojë të na frymëzojë teksa ne përpiqemi të mbajmë parimet që mbrojti me aq pasion”, ka thënë udhëheqësi i “Tata Sons”, Natarajan Chandrasekaran.
Sa ishte udhëheqës i “Tata Group”, Ratan Tata bëri disa blerje të profilit të lartë, duke përfshirë prodhuesin anglo-holandez të çelikut “Corus”, markën e veturave me bazë në Britani “Jaguar” dhe “Land Rover” dhe kompaninë e dytë më të madhe të çajit në botë, “Tetley”.
Tata kontrolloi 30 kompani në mbi 100 shtete.