Botë

Vdesin tre danezë nga përplasja e një aeroplani në Zvicër

Rrëzohet avioni

Foto: Associated Press

Tre persona kanë vdekur kur një aeroplan nga Danimarka është përplasur mbrëmjen e së hënës në Zvicër, ka njoftuar të martën policia e kantonit të Graubuenden, ka raportuar “Blick”.

Të gjithë pasagjerët në bord, që besohet se kanë qenë tre persona, kanë vdekur.

Aeroplani ishte në një fluturim kthimi për në Danimarkë kur ka ndodhur aksidenti.

Identifikimi i viktimave tani nuk është akoma i mundshëm.