Një zyrtar shëndetësor i Qipros ka thënë se një person i dytë i moshuar ka vdekur nga nxehtësia e4 madhe si pasojë e një vale të nxehtë njëjavore në vendin ishullor të Mesdheut lindor.
Një grua 84-vjeçare vdiq një ditë pas shtrimit të saj në spital të premten, ka bërë të ditur zëdhënësi i Organizatës Shtetërore të Shërbimeve Shëndetësore, Charalambos Charilaou. Ai tha se tre pacientë të tjerë të moshuar janë në gjendje të rëndë, raporton AP.
Temperaturat në ishull janë rritur gjatë gjithë javës, duke tejkaluar 40 gradë celsius.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë penguar gjithashtu përpjekjet për shuarjen e zjarreve, duke përfshirë një zonë malore në jugperëndim të kryeqytetit Nikosia, ku mbi 3.2 kilometra katrorë pyll u dogjën, duke kërcënuar një fshat.
Javën e kaluar, 49 banorë në dy komunitete në distriktin perëndimor të Paphos të ishullit, u evakuuan në hotele pasi një zjarr i egër kërcënoi shtëpitë e tyre, ndërsa avionët nga Greqia dhe Jordania u bashkuan në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.