Botë

Vdes një turist në Islandë nga shembja e një akullnaje

Ilustrim

Ilustrim

Një turist i huaj ka vdekur në jug të Islandës pasi akulli u shemb gjatë një vizite që grupi me të cilin po udhëtonte po bënte në një akullnajë, sipas mediave lokale.

Një turist tjetër ka mbetur i lënduar por ai është dërguar në spital dhe nuk është në rrezik për jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit kanë pezulluar deri në mëngjes kërkimin për të zhdukurit në akullnajën Breidamerkurjökull, për shkak të kushteve të vështira.

Akulli u shemb ndërsa grupi prej 25 personash po vizitonte një shpellë akulli së bashku të dielën.

Punonjësit e urgjencës punuan me dorë në përpjekje për të shpëtuar të zhdukurit. Mediat lokale raportuan se 200 njerëz po punonin në operacionin e shpëtimit të dielën.

Duke folur në televizionin islandez, kryeinspektori Rúnarsson ka thënë se policia nuk ishte në gjendje të kontaktonte dy personat e zhdukur.